Bota

Foto/ Stuhia e breshërit dëmton avionin, ulje emergjente e një Boeing-u në Itali

Një Boeing 777-300ER i kompanisë “Emirates”, u kthye me urgjencë në aeroportin e Milanos, Malpensa, menjëherë pas ngritjes për shkak të një stuhie breshëri në zonë që theu disa xhama dhe dëmtoi avionin në disa vende.

Pasagjerët dhe ekuipazhi janë të padëmtuar. Ulja ndodhi pas një përpjekje të mëparshme të dështuar.

Stuhi breshëri nga moti i keq

Fluturimi EK205 – drejtuar për në Nju Jork – u ngrit nga aeroporti lombard në orën 16:22 të martën, sipas informacionit të siguruar nga Flightradar24. Në atë moment – sipas të dhënave meteorologjike – moti pësoi një përkeqësim në provincën e Varezes, me erëra të forta dhe një stuhi të fortë breshëri. As pesë minuta më vonë, pilotët e avionit i kërkuan leje kullës së kontrollit për t’u kthyer për shkak të dëmtimit.

Fotografitë e avionit

Gurët e breshrit e goditën aeroplanin aq me forcë saqë dëmtoi jo vetëm hundën e Boeing-ut, por edhe xhamin e përparmë, duke e bërë emergjent rikthimin në pistë. Trupi i avionit dhe krahët gjithashtu kanë pësuar gropa.

Manovrimi

Megjithatë, para se të ulej, aeroplani qëndroi afër aeroportit në Lombard për një orë dhe gjysmë tjetër në ajër.

Kjo tregon se ai qëndroi në këto kushte për një pushim minimal në zonë, por edhe për të lejuar avionin për të harxhuar sa më shumë karburant të ishte e mundur, në mënyrë që të ulej i sigurt. Në fakt, serbatorët, ishin plot për të realizuar fluturimin prej rreth 8 oprësh në aeroportin amerikan të Nju Jorkut, “JFK”.

Ulja

Në orën 17:32 pasdite – përsëri sipas Flightradar24 – Boeing 777-300ER i “Emirates” u përpoq të prekë pistën, por një herë në rreth 610 metra mbi nivelin e detit u desh të ngrihej përsëri dhe pas një serie manovrash në jug të aeroportit, zbarkoi i sigurt në tokë në orën 18:00.

Dëmi i shkaktuar nga breshëri

Aktualisht nuk ka dëmtime të njerëzve në bord. Por kostot për riparimin e avionit ka të ngjarë të jenë në rendin e disa qindra mijëra eurove. Aeroplani fluturoi për herë të parë në 14 janar 2008 dhe ka 354 vende: 8 në Klasin e Parë, 42 në Biznes Klas dhe 304 në Ekonomi Klas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë