Bota

Foto-Video/ Çfarë la pas zjarri gjigant në Greqi, si u rrit shpejtësia e erës në Variboby!

Një ditë pas zjarrit apokaliptik në zonën e Varybobit në Greqi, ajo që ka mbetur pas është një pamje e trishtë dhe tronditëse. Në rrugë dhe sheshe, shihen shtëpi të shkrumbuara dhe makina të karbonizuara.

Në kryqëzimin e rrugëve “Chalkidos” dhe “Chlois”,  një pjesë e zonës dhe disa shtëpi të rrethuara me pisha u dogjën nga shpërthimi i zjarrit. Forcat zjarrfikëse, vullnetarët dhe autoritetet lokale kanë punuar gjatë gjithë natës, duke shpëtuar ç’të mundnin.

Deri tani nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale janë kolosale. Shtypi grek raporton për të paktën 80 shtëpi të dejgura.

Ndërkohë, sipas gazetës “Protothema”, autoritetet kanë zbuluar një aktivitet të rrallë në këtë vatër, që lidhet me mënyrën se si po digjen hapësira të mëdha me pyje në zonë.

Sipas Observatorit të Athinës, zjarri ka krijuar mikroklimën e vet në vatër, duke bërë që të mos ketë nevojë për erëra të forta për t’u zgjeruar.

Sipas ekspertëve, kjo është një ngjarje e rrallë ku një vatër zjarri, “vetëmjaftohet” me rrymat ajrore që krijohen brenda saj për t’u fuqizuar.

Nga matjet e bëra, del se, ndërsa në zonë era kishte një shpejtësi prej rreth 6 km/h, ajo rritej ndjeshëm pranë vatrës së zjarrit, duke shkuar deri në 20 km/h. Sipas ekspertëve, kjo bën që vatra të zgjerohet edhe pse nuk ka erëra të forta në zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë