Sulmuesi i kombëtares Sokol Cikalleshi, e ka nisur sezonin e tij me Koniasporin në Turqi me këmbën e mbarë. Futbollisti kavajas ka shënuar golin e vetëm që i dha tri pikët skuadrës së tij ndaj rivalëve të Sivasporit në fushën e këtij të fundit.
Ka qenë minuta e 88-të, kur një top i ardhur nga mesfusha, është përplasur në mënyrë rokamboleske tek një mbrojtës kundërshtar dhe Cikalleshi ka përfituar, duke dribluar portierin dhe shënuar.
Një gol i rëndësishëm për sulmuesin e kombëtares dy minuta para fundit të ndeshjes hapëse këtë sezon në Superligën turke.
Përveç tij, në fushë për 90 minuta ka luajtur edhe shqiptari tjetër i Koniaasporit, Endri Çekiçi, I cili është zëvendësuar në minutat shtesë nga trajneri me mesfushorin Adil Demirbag.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje