Dita e të mërkurës në Lindjen e Mesme, filloi me një “shi” të ri raketash drejt Izraelit. Xhihadi Islamik, grupi i dytë më i madh i armatosur Palestinez në Rripin e Gazës, njoftoi se kishte lëshuar mbi 1000 të tilla “në përgjigje të sulmeve ndaj ndërtesave dhe civilëve”.
Ndërkohë, dy udhëheqës ushtarakë të Hamasit, u vranë në një sulm të ri nga forcat e armatosura izraelite, ndërsa dy të tjerë ishin vrarë në një sulm të mëparshëm.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në kuadër të këtyre përplasjeve kanë humbur jetën të paktën 40 palestinezë dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë, militantët palestinezë hodhën qindra raketa në Izrael, i cili u kundërpërgjigj me sulme të intesifikuara ajrore në Gaza.
Luftimet erdhën pas disa javësh tensionesh në rritje që u nxitën nga konfrontimet e dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në një vend në Jeruzalem që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë. Në video, shihen se pallatet shkatërrohen dhe vendi mbushet tym e flakë pas goditjeve tw raketave izraelite.
Banorët në Gaza raportuan bombardime në ndërtesa shumëkatëshe, ndërsa familjet kaluan natën në bodrume. Të martën në mbrëmje, një kullë 13-katëshe u godit nga një sulm ajror izraelit dhe u shemb. Më parë banorëve u ishte thënë të evakuohen.
Brigadat Al Qassam, krahu i armatosur i organizatës, pretendojnë se kanë gjetur një mënyrë për të shmangur mbrojtjen anti-raketore: ata përqendrojnë qindra plumba (në një rast 137 për 5 minuta) drejt Ashkelon ose qyteteve të tjera në jug dhe përpiqen të thyejnë përmes sistemit “Iron Dome”
Ata tashmë kanë pasur sukses, pasi disa ndërtesa janë goditur dhe dy gra kanë vdekur. Një tjetër u vra në Rishon Lezion në qendër të vendit, ku raketat goditën ndërtesat dhe një autobus në rrugë që ishte bosh. Dy viktima të tjera u goditën në Tel Aviv dhe Lod, me mbi 100 të plagosur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje