Në operacionin e koduar “Qafa e Helmit”, RENEA ka zbarkuar pasditen e të enjtes me helikopter në malet e Pukës, ku ka zbuluar dhe shkatërruar një sipërfaqe toke të mbjella me kanabis.
Aksioni është zhvilluar në në zonën e fshatit Shkozë, Njësia administrative Gjegjan, Pukë, ku kishte të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa dhe fidanë narkotikë në tokë dhe në kubikë.
Pas disa orësh monitorim me helikopter, u bë i mundur identifikimi i vendit, ku ishin kultivuar bimët narkotike kanabis sativa, në një terren malor të thepisur dhe i pyllëzuar, ç’ka ka vënë në vështirësi dhe rrezik jetën e forcave speciale RENEA.
Këta të fundit, kanë zbritur me litar nga helikopteri në një zonë mes shkurreve për të mbërritur në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike në tokë dhe në kubikë.
Nga grupi hetimor, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përshirë në këtë veprimtarisë kriminale, si dhe për të vërtetuar nëse ka pasur implikim ose jo nga ana e inspektorëve të Policisë së zonës, pavarësisht terrenit malor të vështirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje