Bota

Foto-Video/ Tërmet i fuqishëm në Meksikë. Më herët një përmbytje shkaktoi 17 të vdekur

Një tërmet me magnitudë 7 goditi Meksikën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Lëkundja e fortë, sipas Institutit Gjeofizik të SHBA (Usgs), u regjistrua katër kilometra në lindje të Los Órganos de San Agustín (në juglindje), në shtetin Guerrero, pak jashtë Akapulkos.

Sipas mediave ndërkombëtare, lëkundja u regjistrua në një thellësi prej 12.6 km. Tërmeti u ndje gjithashtu në kryeqytetin e Meksikës, ku pati ndërprerje të energjisë elektrike. Deri tani raportohet vetëm për një viktimë.

Kryetarja e Meksikos, Claudia Sheinbaum, raportoi në Twitter se kishte pasur ndërprerje të energjisë, por rrjeti i transportit publik vazhdoi të funksiononte. Nga ana e tij, guvernatori i shtetit të Guerreros – Hector Asutudillo – tha se në këtë fazë nuk ka viktima ose dëme të konsiderueshme.

Lëkundja zgjati më pak se një minutë. Acapulco ndodhet afërsisht 375 km larg kryeqytetit të Meksikës. Tërmeti i fundit i fortë në Meksikë (magnitudë 7.1) ishte më 19 shtator 2017, kur vdiqën 369 njerëz. Në 1985 një tërmet me magnitudë 8.2 shkaktoi vdekjen e 10 mijë njerëzve dhe rreth 30 mijë u plagosën.

Për momentin ka vetëm një viktimë. Guvernatori i shtetit, Hector Astudillo, e konfirmoi këtë për transmetuesin televiziv “Milenio”, duke deklaruar se viktima – një burrë – u godit nga një shtyllë drite në qytetin e afërt të Coyuca de Benitez.

Presidenti i vendit, Manuel Lopez Obrador, sipas transmetuesit CNBC, ka deklaruar se tërmeti nuk kishte shkaktuar katastrofë. “Për fat të mirë, nuk ka pasur dëme serioze” në shtetin Guerrero ose ato fqinje, tha Obrador. Tërmeti, saktësoi ai, dëmtoi muret e disa ndërtesave.

Disa orë më parë, në shtetin meksikan të Hidalgos, të paktën 17 pacientë në një spital publik vdiqën pas përmbytjes së objektit.

Tragjedia u shkaktua nga dalja e një lumi nga shtrati për shkak të shirave të dendur që goditën rajonin. “Shirat e djeshëm në Hidalgo përmbytën lumin Tula, duke përmbytur spitalin e përgjithshëm dhe vrarë 16 pacientë”, – konfirmoi qeveria në një mesazh në Tëitter.

Në mesazhin, shoqëruar me një video, Zoè Robledo, drejtor i përgjithshëm i kujdesit shëndetësor meksikan (IMSS), specifikoi se 56 pacientë u shtruan në spital.

Kur spitali u përmbyt papritur, shpjegon ai, “energjia elektrike u ndërpre” dhe rrjedhimisht “oksigjeni ndaloi së funksionuari”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë