Bota

Foto-Video/ Tornado shkatërron periferitë e Çikagos në SHBA

Një tornado përfshiu periferitë e Çikagos, duke dëmtuar më shumë se 100 shtëpi. Qindra pemë u rrëzuan, energjia elektrike u ndërpre dhe banorët u përfshinë nga paniku. Dëmtime serioze u raportuan në periferi të Woodridge dhe Naperville në Illinois.

Të paktën pesë persona, përfshirë një grua në gjendje kritike, u shtruan në spital e Naperville, ku 16 shtëpi mbetën “të pabanueshme” sipas autoriteteve dhe dhjetëra shtëpi të tjera u dëmtuan. Tornadot në këtë periudhë janë mëse të zakonshme në disa shtete të Amerikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë