Futboll

Foto/ “Vuajtjet” e Ronaldinjos, arrest shtëpie në hotel me 4 yje

Pas më shumë se një muaji të kaluar në burg në Paraguai, ku ishte ndaluar që më 6 mars, pasi kishte tentuar të hynte në këtë vend me pasaportë false (por hetohet edhe për riciklim parash), Ronaldinjo la qelinë, duke paguar një garanci prej 1.5 milionë eurosh.

Braziliani i famshëm do ta kalojë periudhën e arrestit të shtëpisë në një hotel luksi me katër yje në kryeqytetin paraguaian, Asuncion. Sipas medieve lokale, ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit ka lënë burgun bashkë me vëllanë e tij Roberto de Asis dhe duhet të qëndrojë në Paraguai deri në mbylljen e procesit hetimor.

Ronaldinjo rrezikon 5 vjet heqje lirie. Për shkak të emergjencës së koronavirusit, ai do ta kalojë karantinën në një suitë presidenciale të “Palmaroga Hotel”, ku nuk do t’i mungojë asgjë, në kushte nga më të mirat, siç tregojnë edhe këto foto.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë