Prej thuajse 48 orësh, ishulli i Sardenjës në Itali është përfshirë nga flakët, ku janë djegur mijëra hektarë tokë, me autoritetet lokale që kanë rreth 1.500 banorë të zonës.
“Ajo që po shohim është një dramë e përmasave të mëdha. Hektarë të tërë janë shkrumbuar, shekuj të historisë mjedisore dhe peizazhe tashmë të ‘fshira'”, – e ka përshkruar Presidenti i Rajonit të Sardenjës, Christian Solinas, situatë e krijuar nga zjarret që kanë përfshirë provincën e Oristanos.
“Nuk është ende e mundur të bëhet një vlerësim i saktë i dëmit. Unë do t’i kërkoj kryeministrit Draghi që një pjesë e fondit për projektin kombëtar të rimëkëmbjes të ndahet menjëherë në një projekt të madh ripyllëzimi që do të shërojë këto plagë të tmerrshme”, shtoi ai. Deri më tani 1500 njerëz janë zhvendosur dhe mbi 20 mijë hektarë tokë janë shkrumbuar nga flakët.
7500 persona, përfshirë këtu zjarrfikës, nga mbrojtja Civile, mbrojtja e pyjeve, si dhe vullnetarë, janë në terren duke luftuar me flakët. Franca dhe Greqia kanë dërguar dy helikopterë secili për të ndihmuar në vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në ishull.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)















Lini një Përgjigje