Politike

Fotoja Rama-Obama, PD kërkon të nisen hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet për çështjen e përfolur të fotos mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit amerikan, Barack Obama në vitin 2012.
Mësohet se PD i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të paguar nga Edi Rama për foton me presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012.
“Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg Ëilliam Argeros, shtetas amerikan, që ka paguar 80 mijë USD për llogari të Edi Ramës. Këtë e pohoi në gjyq avokati i Ëilliam Argeros, të cilin Zëri i Amerikës dhe media të tjera ndërkombëtare e citojnë të ketë thënë se ‘klienti i tij ka vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama’”.
Partia Demokratike thekson se shuma prej 80 dollarëve nuk është deklaruar as nga Edi Rama dhe as nga PS.
“Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Shuma prej 80 mijë USD vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama dhe as nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Prokuroria shqiptare, bazuar në këtë rrethanë të re, të bërë publike nga ‘Zëri i Amerikës’, ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’u dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë USD që Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar”, deklaron Partia Demokratike.

Në kërkesën e PD që prokuroria të nisë hetimet shtrohen 9 pyetje kryesore, të cilave duhet t’u përgjigjet prokuroria:

Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohë kur, sipas deklarimit të tij të pasurisë, ai nuk zotëron një pasuri të tillë në vitin 2012?

A janë këto para të përfituara nga korrupsioni apo janë financim nga një burim i paligjshëm dhe i padeklaruar?

Cili është burimi i këtyre parave?

Çfarë kanë marrë sponsorizuesit në këmbim të këtyre parave?

Çfarë përfitoi në këmbim të këtij veprimi Edi Rama?

Pse nuk është deklaruar si shpenzim kjo shumë e konsiderueshme prej 80 mijë dollarë?

A është deklaruar ligjërisht disponimi i shumës prej 80 mijë dollar nga shtetasi Edi Rama, në kuadër të detyrimit të tij për deklarimin e pasurisë për vitin 2011, si Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe a janë paguar taksat dhe detyrimet e tjera financiare ndaj shtetit shqiptar, për këtë shumë?

Si është siguruar shuma prej 80 mijë dollarë nga shtetasi Edi Rama dhe a është ajo ligjërisht e justifikuar?

Nëse shuma prej 80 mijë dollarë nuk është deklaruar dhe nuk është ligjërisht e justifikuar, a është kjo shumë produkt i një vepre penale a veprimtarie kriminale të kryer nga shtetasi Edi Rama apo financuesi i tij?.
Nga provat e reja të dala në dritë pas dënimit me burg të shtetasit amerikan, PD thotë se Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë