Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Presidencë, pas një kohe të gjatë. Ai ishte i ftuari i Presidentit Ilir Meta i cili e kishte ftuar në cilësinë e “një figure të nderuar të politikës” për të marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit “Nderi i Kombit” studiuesit dhe publicistit Ndricim Kulla.


“E veçantë kënaqësia, që me praninë e shumë figurave të nderuara të artit, kulturës dhe politikës, të vlerësoja sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, një ndër personalitetet aktualë më të spikatur të letrave shqipe, studiuesin, krijuesin, publicistin dhe botuesin e mirënjohur, Ndriçim Kulla, i cili si rrallë kush në dekadat e fundit ka shpalosur me veprimtarinë e tij vlerat më të spikatura kulturore, letrare dhe shkencore me rëndësi kombëtare”, shkruan Meta në Facebook duke e shoqëruar njoftimin edhe më një album fotosh ku Berisha shihet të ketë mbajtur edhe një fjalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje