Politike

Fotot në Kuvend / Nga biseda e gjatë Mediu-Balluku tek fotoja dashamirëse Basha-Qefalia

Fjala e Presidentit të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier në Kuvend është shoqëruar me një qëndrim të paqtë të deputetëve nga të dyja kahet.

Pas mbarimit të fjalës dhe përcjelljes me shumë dashamirësi të Presidentit gjerman, po aq dashamirës janë shfaqur deputetët e PS dhe PD me njeri tjetrin, ndryshe nga qëndrimet e tyre politike.

Nga fotot e shkëputura gjate seancës jashtë radhë të Kuvendit ra në sy një bisedë e gjatë e kryerepublikanit Fatmir Mediu me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa kjo e fundit po largohej nga salla pas fjalës se Presidentit te Gjermanisë por edhe komunikimi i ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me deputetin e PS-së Xhemal Qefalia, ndaj të cilit PD-ja e drejtuar prej tij kohë më parë adresonte një sërë akuzash.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë