Politike

Fotot/ Politikanët shqiptarë bëjnë paqe vetëm në “shtëpinë” e Zotit

Shugurimi i Arjan Dodaj, si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë- Durrësit në Katedralen Katolike të Shën Palit, ka vënë në rresht të majtë e të djathtë, ku u ka shkuar për shtat edhe vendosja e maskës  në kuadër të masave anti-Covid.  

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Presidenti Ilir Meta, kreu i PD, Lulzim Basha, zv/kryeministri Erjon Braçe, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, por edhe politikanë nga Kosova, si ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Presidenca ka përcjellë disa foto për mediat, ku politikanet të çfarë do lloj spektri apo qejfmbetje me njëri tjetrin duket se bëjnë paqe vetëm në “shtëpinë” e Zotit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë