Politike

Fotot – U miratuan nga Kuvendi, ministrat e rinj betohen në Presidencë, kush mungoi

Ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama’ u betuan mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Nga sot, (e martë) ata nisin zyrtarisht punën.

Por një prej tyre, Ervin Mete, nuk ishte në Presidencë. Ai do të betohet një ditë tjetër, pasi të miratohet në Kuvend dekreti për emrin e rij bashkë me Delina Ibrahimajn që largohet nga financat dhe emërohet si ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Ndërkohë të martën u betuan Ogerta Manastirliu si ministre e Arsimit ndërsa në vend të saj tek Shëndetësia shkon Albana Koçiu.   

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë Igli Hasani, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Anila Denaj, ndërsa ministër Shteti  i Pushtetit Vendor është emëruar Arbjan Mazniku.

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet  është shkrirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë