Nga 15 dhjetori në Francë, leja e gjelbër për personat mbi 65 vjeç do të jetë e vlefshme vetëm me dozën e tretë. “Vaksinohu”, ishte apeli i Emanuel Macron për gjashtë milionë francezë që nuk kanë injektuar ende asnjë dozë të vetme.
Presidenti mbajti fjalimin e tij të nëntë në njëzet muaj në TV nga Pallati Elysee, Një temë mbi pandeminë, kur Europa është sërish rajoni më i prekur në botë dhe rrezikohet për një rritje të valës së pestë.
Presidenti njoftoi një masë të re për personat mbi 65 vjeç: nëse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga doza e dytë, ata do të duhet t’i nënshtrohen një doze të tretë deri më 15 dhjetor ose përndryshe “green pass”-it i tyre nuk do të jetë më e vlefshëm për udhëtime, në institucione, lokale, bare, restorante, stadiume etj. Më pas do të nisë një fushatë rikujtuese muajin e ardhshëm për francezët e moshës 50 deri në 64 vjeç.
Situata në Francë është më e mirë se ajo e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, por disa tregues janë shqetësues: mbi 7000 raste në ditë mesatarisht kundrejt 4000 një muaj më parë, një normë pozitiviteti (2.75%) u trefishua në një muaj dhe një normë incidence – 72 raste për 100 mijë banorë – shumë mbi pragun e alarmit të vendosur në 50.
Kështu që Macron, ka rifilluar fushatën e vaksinimit, mjeti i vetëm për të shmangur shtetrrethimin ose bllokimet, në pritje të disponueshmërisë së barnave të paktën pjesërisht efektive kundër Covid-19 deri në fund të vitit.
“Në dy vitet e fundit ia dolëm që së bashku t’i rezistojmë krizës shëndetësore”, kujtoi Macron në pjesën pozitive të fjalimit, duke synuar gjithashtu të falënderojë “51 milionë prej nesh që tani jemi plotësisht të vaksinuar, gjë që na bën një nga vendet më të mira të mbrojtura në botë”.
Vështirësitë ekonomike të lidhura me pandeminë duket se janë tejkaluar, Franca po përjeton një rritje prej 6 për qind të pamendueshme prej disa muajsh.
Por për të mos i hedhur poshtë këto rezultate, presidenti u kërkon të pavaksinuarve të ndryshojnë mendje dhe të tjerëve – duke filluar nga të moshuarit – t’i nënshtrohen një doze të tretë. Kufiri i 15 dhjetorit për ata mbi 65 vjeç, me dënim të pavlefshmërisë së lejes së gjelbër, mund të imitohet nga vende të tjera evropiane, siç ndodhi pas fjalimit të 12 korrikut që vendosi lejen shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje