Franca ka vendosur të hyjë në karantinë totale, duke mbyllur për herë të tretë që nga fillimi i pandemisë të gjitha bizneset jo-thelbësore. Shkollat e Francës do të mbyllen për të paktën tre javë dhe udhëtimet brenda vendit do të ndalohen për një muaj pas Pashkëve në një përpjekje për të frenuar një rritje dramatike në rastet e Covid-19.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, presidenti francez Emmanuel Macron tha se qeveria kishte pritur “deri në momentin e fundit” për të vendosur kufizime të mëtejshme, duke fituar “javë të çmuara lirie”.
Macron refuzoi në janar këshillën e mjekëve për të imponuar një bllokim të rreptë dhe në vend të kësaj urdhëroi imponimin e një shtetrrethimi në mbrëmje, por duke mbajtur shkollat dhe dyqanet e hapura në një “mënyrë të tretë” që synon të kufizojë pasojat në ekonomi dhe shëndetin mendor.
Qeveria këtë muaj gjithashtu mbylli dyqanet jo thelbësore dhe kufizoi lëvizjen në Paris dhe 18 zona të tjera të goditura rëndë, masa të kritikuara nga shumë profesionistë të shëndetit si të pamjaftueshme për të përmbajtur variantin britanik që çoi në valën e tretë.
Por me infeksionet e përditshme që arrijnë deri në 40,000 të infektuar dhe më shumë se 5,000 pacientë në kujdes intensiv,. kufizimet më të ashpra u bënë të pashmangshme. Macron tha se përhapja e shpejtë e variantit britanik nënkuptonte që Franca “rrezikon të humbasë kontrollin e pandemisë” pa masa të mëtejshme.
Karantina do të hyjë në fuqi që nga e shtuna, tha Macron, duke theksuar se njerëzit e kishin të ndaluar të udhëtonin më shumë se 10 km nga shtëpitë e tyre dhe se këshilloheshin punonin nga shtëpia për të qenë.
“Ne duhet të kufizojmë të gjitha kontaktet sa më shumë që të mundemi, duke përfshirë edhe mbledhjet familjare. “Të gjitha shkollat do të kalojnë në mësimin online nga marta e ardhshme”, tha Macron.
Macron gjithashtu njoftoi një shtesë prej 3,000 shtretërish për kujdes intensiv, në rajonet më të goditura, duke e çuar totalin në pak më shumë se 10,000 shtretër. “Ne kemi duruar një vit vuajtjesh dhe sakrificash,” tha ai, “por nëse qëndrojmë të bashkuar dhe të organizuar, do të arrijmë në fund të tunelit. prilli do të jetë një muaj kritik. ”
Të martën autoritetet raportuan se 569 pacientë të rinj ishin shtruar në njësitë e kujdesit intensiv në 24 orë. Numri i të vdekurve gjithashtu po rritet, mesatarisht gati 350 në 24 orë gjatë shtatë ditëve. Rajoni më i madh i Parisit është goditur më rëndë,.
Macron pranoi që gabimet ishin bërë. “Në çdo fazë të kësaj epidemie, ne mund t’i themi vetes se mund të kishim bërë më mirë”, tha ai. “Por unë di një gjë: ne kemi qëndruar të vendosur, kemi mësuar dhe në çdo fazë jemi përmirësuar.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje