Nuk ishte një tubim si të tjerët, sepse Éric Zemmour nuk është një kandidat si të tjerët. Kjo është forca e tij dhe ajo që shumë të tjerëve iu duket shqetësuese. Karriget janë parë duke fluturuar, grushte në fytyrë, gjak, ndjekje me rripa në duar, thirrje për “Mbretin e ri të Francës” dhe vetë Zemmour në mbërritje kapet rreth qafës nga një tubues, ose ndoshta një fans tepër entuziast.
Ndërsa për të arritur në skenë ai përshkon të gjithë sallën e madhe mes shtytjesh, muzikë epike dhe turmë që thërriste me gëzim dhe tërbim “Zed! Zed! Zed!” si “Z” (zeta në frëngjisht është zed) e Zemmour.
Kandidati i ekstremit të djathtë për President të Francës, është sulmuar në një tubim pikërisht pak ditë pasi ai deklaroi zyrtarisht kandidaturën e tij
L’agression de zemmour, digne des plus grands catcheurs #ZemmourVillepinte pic.twitter.com/t50lis7W9L
— Benj 🌒 (@benjdpl) December 5, 2021
Takimi i Eric Zemmour të dielën në mbrëmje në Villepinte (Seine-Saint-Denis), shënoi fillimin e fushatës zyrtare të personit që u vetëshpall kandidat në zgjedhjet presidenciale të martën, më 30 nëntor.
Në qendrën e ekspozitës ku ishin mbledhur afro 13,000 mbështetës të tij, incidenti prishi aktivitetin. Eric Zemmour njoftoi se u plagos kur një burrë u hodh mbi të. Sulmuesi u identifikua dhe u arrestua nga policia.
Pavarësisht incidentit të rëndë, tubimi u mbajt pa asnjë vonesë. Zemmour premtoi një rikthim të fuqishëm të Francës duke pretenduar se do t’i japë fund qeverisjes së dobët prej rreth një dekade.
Gjatë fjalimit, që zgjati një orë e gjysmë, ai njoftoi se do ta quajë partinë e tij “Reconquest”, një emër që evokon periudhën historike të njohur si “Reconquista”, kur forcat e krishtera, dëbuan sundimtarët myslimanë nga Gadishulli Iberik.
Ekipi i Zemmour njoftoi se gjatë sulmit pësoi dëmtime të lehta, megjithatë doktorët i dhanë atij 9 ditë pushimi të detyruara.
Problemet nuk përfunduan këtu. Mbështetës të kandidatit të së djathtës ekstreme qëlluan me grushte dhe lëshuan karrige në drejtim të disa protestuesve që mbanin veshur bluza me mbishkrime kundër racizmit. Shenjat e dhunës janë të dukshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje