Bota

Francë, tërmet 4.4 ballë në Strasburg “i shkaktuar nga shpimet gjeotermale”

Një tërmet me madhësi 4.4 ballë u regjistrua në orën 05:00 të mëngjesit në Strasburg, Francë. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një thellësi prej rreth 10 km dhe një epiqendër në perëndim të qytetit.

Ndërsa rrjeti kombëtar francez i monitorimit sizmik (Renass), tregoi se lëkundja e parë u pasua nga një tërmet të dytë me një madhësi të vogël (2.3 ballë) pesë minuta më vonë.

Të dy tërmetet, përsëri sipas Renass, janë klasifikuar si “të induktuar”, dmth të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor dhe, në veçanti, nga provat gjeotermale të kryera nga kompania “Fornoche”, e cila merret me energji të rinovueshme dhe alternative.

Aktualisht nuk ka raportime të dëmtimit të njerëzve ose dëme materiale. Një kompani, që prej fillimit të dhjetorit po punon për një projekt gjeotermik.

Dy puse të hapura pesë kilometra të thella secili, ishin ndërtuar kur një seri tërmetesh të shkaktuara (përfshirë një me madhësi 3.5 në 4 dhjetor 2020), bëri që autoritetet të ndalonin projektin. Një vendim që me sa duket nuk ka mjaftuar për të ndaluar sërish aktivitetin sizmik në këtë zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë