Fryma e Re Demokratike, e drejtuar nga Sali Shehu, i është drejtuar të premten me një letër zyrtare kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, dhe ambasadave të SHBA, BE dhe OSBE në Tiranë, lidhur me përplasjen e ndodhur pak ditë më parë në zyrat e kësaj partie.
FRD shkruan në letër se nuk është dakord me të gjitha veprimet e kryera nga policia.
“Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi”.
FRD jep disa argumente ligjore sipas së cilës kontrata e huapërdorjes ose pagimi i qirasë, për partitë politike zgjat për aq kohë sa partia politike plotëson kushtin sa më sipër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje