Frikë dhe shqetësim në shtëpinë Johnson, pasi javën e kaluar, vajza e vogël e porsalindur Romy, e Boris dhe Carrie, u infektua me Covid.
Foshnja, e cila është vetëm gjashtë javëshe, u godit “shumë keq” nga virusi, por tani ajo është “në rrugë të mbarë drejt rimëkëmbjes”.
Lajmi u zbulua këtë të enjte nga tabloidi “Daily Mail”, i cili shpjegon pse kryeministri britanik kishte munguar papritur për disa ditë në sytë e publikut.
Të enjten e kaluar u raportua se Boris kishte anuluar një vizitë në Lancashire dhe ishte në izolim për shkak se një anëtar i familjes së tij kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Por se kush ishte, nuk u specifikua, por tani u zbulua se ishte Romy e vogël, e lindur më 9 dhjetor, ajo që u ëmur.
Vajza jeton me prindërit e saj në apartamentin e Downing Street me vëllain e saj më të madh Wilfred, i cili është një vjeç e gjysmë. Lindja e saj, u njoftua me gëzim të veçantë nga Johnsonët, pasi Carrie zbuloi se ajo pësoi një abort në vitin 2021.
Covid duket se nuk ka kursyer pothuajse askënd në familjen e kryeministrit britanik: ai vetë u sëmur në fund të marsit 2020 dhe përfundoi në terapi intensive në një spital të Londrës.
Prej ditësh, ai kishte frikë për jetën e tij dhe vetëm kujdesi i palodhur i mjekëve dhe infermierëve e kishte shpëtuar.
Pothuajse në të njëjtën kohë, edhe e dashura e atëhershme, Carrie, në një gjendje të avancuar shtatzënie, ishte prekur prej ditësh nga Covid.
Në maj të vitit të kaluar, kryeministri dhe Carrie më në fund u martuan në Katedralen Katolike të Westminsterit në Londër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje