Bota

Frikë nga spiunimi, Rusia ndalon iPhone-in për punonjësit e Kremlinit

Gazeta Si – Deri më tani akuzat kishin qenë të gjitha nga Perëndimi, në drejtim të Lindjes. Këtë herë është e kundërta.

Në përshkallëzim të plotë të tensionit ndërkombëtar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, një ditë pas vizitës së parë të Putinit në territoret e pushtuara, qeveria e Kremlinit ka ngritur një mur kundër “Apple” për të parandaluar aksesin hipotetik të spiunëve.

Stafi i Kremlinit i përfshirë në fushatën e rizgjedhjes së Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, është ndaluar të përdorë iPhone për shkak të frikës se pajisjet mund të jenë të pambrojtura ndaj agjencive të inteligjencës perëndimore, raporton gazeta ruse “Kommersant”.

Burimet anonime që raportuan lajmin në shtypin lokal, specifikuan se anëtarët e stafit do të duhet të ndryshojnë telefonat e tyre deri më 1 prill.

“Iphone ka marrë fund. Ose hidheni ose ua jepni fëmijëve. Të gjithë do të duhet ta bëjnë këtë në mars”, – tha një zyrtar.

Sipas burimit të cituar nga “Kommersant”, zyrtarëve u është kërkuar të zëvendësojnë iPhone-ët e tyre me telefona Android ose analogët e tyre të prodhuar në Kinë ose Rusi.

Deri më tani, masa të këtij lloji ishin marrë vetëm “në drejtim të kundërt”, pra nga Perëndimi në Lindje.

Dhe në veçanti ato kanë të bëjnë me kompanitë (dhe produktet) kineze. Disa nga këto ndalime kishin shkaktuar tërmete të vërteta në tregun e smartfonëve.

Rasti më i habitshëm daton në vitin 2019, kur qeveria e Shteteve të Bashkuara ndaloi Huaëei nga frika se komponentët “spiunë” të popullsisë amerikane ishin integruar në telefonat inteligjentë kinezë.

Lufta, e cila tashmë kishte sjellë me vete një zero pothuajse totale të shitjeve të telefonave celularë kinezë në Perëndim, është përshkallëzuar kohët e fundit.

Uashingtoni në fakt kishte pezulluar – raportoi Financial Times disa ditë më parë – dhënien e licencave për eksportet e teknologjisë “made in USA” për kompaninë e madhe të teknologjisë Huawei.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë