Lajme

Fshehu dënimin në Itali, ish-gjyqtari Thanza merret i pandehur

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza do të merret i pandehur. Dosja në ngarkim të tij, ka kaluar në gjykatë, ku tashmë Thanza do të jetë i pandehur në seancat gjyqësore. Prokuroria e Tiranës e akuzon ish-gjyqtarin për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit.
Admir Thanza, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, është një figurë e rëndësishme e drejtësisë shqiptare, pasi ka pasur një karrierë në ngjitje në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Por, hetimi i thelluar i KPK-së e “fundosi” Admir Thanzën, i cili rezultonte pronar i disa apartamenteve, për të cilët nuk justifikonte pasurinë, i proceduar penalisht për korrupsion, i dënuar në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta për vjedhje, dënim të cilin e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Ky dënim nuk u zbulua as nga shërbimet inteligjente, as nga DSIK, as nga institucionet shqiptare, por ishin përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që ndihmuan palën shqiptare me dënimin e formës së prerë të marrë në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë