Ne rrjet

Fuga: Në Shqipëri veprojnë lobe të fuqishme antieuropiane

Akademiku Artan Fuga ka komentuar vizitën e sotme të Davide Sassolit në Tiranë, ku ndër të tjera Presidenti i Parlamentit europian deklaroi se kishte gjetur një bashkim njerëzish për projektin e integrimit europian.

Në një postim në Facebook, Fuga thotë se shpreson se Sassoli mos ketë gabuar, të jetë gënjyer apo vetëgënjyer, duke argumentuat se sipas studimeve të akademikut në Shqipëri veprojnë lobime të fuqishme anti- europiane.

“Në vend veprojnë faktorë të rëndësishëm që s’kanë asnjë lidhje me integrimin europian po ashtu se vendi është i izoluar kulturalisht, ekonomikisht dhe politikisht nga Europa”, shkruan Fuga.

Sa për mua, unë i qendroj bindjes që vjen nga studimet e mia se :
-Realiteti i shoqërisë shqiptare i është larguar gjithnjë e më shumë integrimit europian, jo vetëm në politikë, por, edhe në art, kulturë, shkencë, ekonomi.
-Shqiptarët emigrojnë në Europë sepse ndjejnë se modeli europian është në zbehje dhe në pikjatë në Shqipëri.
-Në Shqipëri veprojnë faktorë të fuqishëm që nuk kanë asnjë interes që Shqipëria të integrohet në BE. Si asnjëherë më parë Shqipëria është e përçarë mes qytetarëve që vazhdojnë ende të duan një afrim me BE, dhe lobeve të fuqishme antievropiane në veprime, por hipokrizisht europianiste.
-Modeli i zgjedhjeve, i gjykatave, i drejtësisë, i ekonomisë, i të drejtave të njeriut nuk ka asnjë avancim, përkundrazi është në lëvizje të kundërt me modelet europiane.
-Shqipëria europiane, Shqipëria e rrënjëve, e traditës, ka qenë pjesë e Europës në besimet, organizimet sociale, vlerat njerëzore, kurse sot kulturalisht dhe ekonomikisht, politikisht është e izoluar nga Evropa. Njësoj, në disa drejtime të rëndësishme, si në kohën e Perdes të Hekurt!”, thekson akademiku i njohur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë