Politike

‘Fund arrogancës të papranueshme në opozitë’. Çfarë po paralajmëron Ilir Meta me rithemelimin e PL në 27 prill

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill.

Meta thekson se PL duhet të rithemelohet, për t’i dhënë fund arrograncës të papranueshme në opozitë.

“Kemi detyrime shumë të mëdha ndaj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve që na kanë votuar, na mbështetin dhe sakrifikojnë çdo ditë për Partinë e Lirisë, pa përfituar asgjë, pa kërkuar asnjë favor dhe pa trokitur ndonjëherë në derën e selisë për t’ju zgjidhur ndonjë hall!

Me shumë përulësi u jam thellësisht mirënjohës, emër për emër, secilit prej tyre, dhe i garantoj se do të bëj gjithçka në interes të tyre për të vënë në jetë 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe objektivin tonë madhor për 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre!

Ndaj është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill, për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë”, shkruan Meta, i cili duket se do të bëjë lëvizje por dhe spastrime në parti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë