Për këdo që shpreson të shohë dritë në fund të tunelit për 3-6 muajt e ardhshëm, shkencëtarët kanë disa lajme të këqija: përgatituni për më shumë nga ato që kemi kaluar.
Përhapjet e virusit do të mbyllin shkollat dhe do të anulojnë mësimet. Të moshuarit e vaksinuar që banojnë në azile, ndonëse të vaksinuar do të përballen me frikën e riinfektimit. Punonjësit do të gjenden në dilemë për t’u rikthyer në zyrë.
Pothuajse çdokush do të jetë ose i infektuar ose i vaksinuar para se pandemia të mbarojë, sipas ekspertëve. Ndoshta të dyja. Disa të pafatë do ta marrin virusin më shumë se një herë. Gara midis vaksinimit dhe varianteve të reja nuk do të mbyllet deri sa Coronavirus-i të na ketë prekur të gjithëve.
“Këto fenomene do të vazhdojnë të ndodhin kudo nëpër botë”,-tha Michael Osterholm, kreu i Qendrës Kërkimore për sëmundjet infektive në Minesota dhe këshilltar i Presidentit të SHBA-së.
“Më pas do të ndalojë, për t’u rikthyer përsëri në vjeshtë dhe dimër”.
Me miliarda njerëz ende të pavaksinuar dhe me pak shanse për të zhdukur virusin, mund të presim rritje të infektimeve në shkolla, transport publik dhe ambjente pune sepse ekonomia po tenton të rihapet. Edhe pse shifrat e të vaksinuarëve po rriten, do të ketë gjithmonë njerëz vulnerabël ndaj virusit. Foshnjet, njerëzit që nuk munden të vaksinohen dhe ata që vaksinohen, por që vuajnë nga një imunitet i ulët.
Muajt në vijim do të jenë të vështira. Një rrezik i madh është krijimi i një varianti që i reziston vaksinës.
“Do të shkojmë të shohim kodra dhe fusha për disa vite me radhë, duke pritur që të gjithë të vaksinohen. Kjo do të ndihmojë. Por pyetja është: sa të mëdhaja janë kodrat dhe fushat që njerëzit të ruajnë distancën?”,-tha Osterholm.
“Ne nuk e dimë. Mund të them që ky është një pyll që ka marrë flakë dhe nuk do të ndalojë deri sa të kapë çdo njeri që është i djegshëm.”
Covid krahasuar më pandemitë e tjera
5 pandemitë e dokumentuara gjatë 130 viteve të shkuara, na ofrojnë disa shenja se si Covid mund të jetë ndryshe.
Sipas Lone Simonsen, një epidemiologe në Universitetin e Danimarkës, gripi më i gjatë në botë zgjati 5 vite përbërë nga 2-4 valë infektimi në një mesatare prej 3 vitesh. Covid po merr formë për të qenë mes pandemive më të rënda, ndërkohë që në vitin e tij të dytë është në valën e tretë dhe pa fund në horizont.
Ka mundësi që virusi i njohur si SARS-CoV-2 nuk do të jetë njësoj si pandemitë e tjera. Mbi të gjitha është një tregim tjetër, një patogjen me transmetueshmëri më të madhe. Me rreth 4.6 mln vdekje në të gjithë botë, është dy herë më i rrezikshëm se çdo pandemi tjetër nga gripi spanjoll.
Si do të përfundojë Covid?
Çfarë shihet qartë është se pandemia nuk do të përfundojë për 6 muaj. Ekspertë bien dakord se masa e infektimeve do të zbehet kur të imunizohen 90-95% e popullsisë globale.
Çelësi është vaksinimi
“Pa vaksinën, një individ qëndron “si një patë” sepse virusi do të përhapet dhe t’i gjejë njerëzit gjatë vjeshtës dhe dimrit”,-tha Simonsen.
Më shumë 5.66 mld doza vaksine janë shpërndarë në të gjithë botën, por suksesi në rajonin e Europës, SHBA-së dhe Kinës, lë në hije dështimin në rajone të tjera. Shumë vende në Afrikë kanë pasur vaksina vetëm për 5% të popullsisë së tyre.
Pandemia do të mbarojë në kohë të ndyshme në vende të ndryshme, njësoj si pandemitë e mëparshme. Qeveritë do të vendosin se me sa virus mund të jetojnë rehat.
Qasjet e vendeve janë të ndryshme. Disa kanë për qëllim zerimin e rasteve me virus, por bota nuk mundet ta eliminojë atë tërësisht.
Shtete si Danimarka dhe Singapori, të cilët e kanë menaxhuar mjaft mirë situatën, janë duke jetuar në periudhën post-pandemike, me më pak kufizime sigurie. Të tjerë si SHBA apo Mbretëria e Bashkuar po hapen edhe pse ende me shifra rekord infektimi. Ndërkohë, Kina, Hong Kong dhe Zelanda e Re po punojnë me vigjilencë që ta eliminojnë atë. Këta mund të jenë vendet e fundit që dalin nga pandemia.
Fundi do të jetë kaotik dhe do të na lërë trashëgimi për vite me radhë, por kush mendon se fundi i pandemisë është afër, e ka gabim.
Burimi: Bloomberg/Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje