Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka mbështetur apelin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, OSBE shkruan se duhet respektuar ligji zgjedhor dhe se nuk duhen përdorur burimet publike dhe administrata për aktivitete politike.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, mbështet deklaratën e fundit të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës elektorale drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit”, – thotë OSBE.
Kjo e fundit kërkon respektimin e dispozitave të legjilacionit zgjedhor, si një parakusht për një process elektoral sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
“Respektimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, përmbajtja nga përdorimi i burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve dhe aktivitetet politike, duke përfshirë nivelin e administratës lokale, janë parakushtet thelbësore të një procesi elektoral modern në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR”, – thuhet në mesazhin e saj.
“Zgjedhjet janë për qytetarët, partitë politike të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje”, – apeloi kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Dy partitë kryesore politike, PD dhe PS do hapin sot fushatën elektorale të 25 prillit. Partia Demokratike ka zgjedhur sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa Partia Socialiste do bëjë hapjen e fushatës në sheshin “Skënderbej”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje