Politike

Fushatë si PD, Meta në Lezhë me të rinjtë, mesazhe me dy gishtat lart

Në takimin me strukturat në Lezhë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli më së shumti për largimin e të rinjve nga vendi, duke përdorur një diskur që nuk dallonte nga ajo që fushaton edhe PD-ja.

“Të rinjve që duhet tua heqim nga mendja se largimi nga Lezha e Shqipëria mund tu japë një jetë më të mirë se kjo ide është asgjësuese për të ardhmen e Lezhës e Shqipërisë, për familjet tona shqiptare e kombit.

Sot dhe Forbes e rendiste Shqipërinë si vendin e tretë në botë sa i takon të larguarve nga vendlindja, si një vend që ka lënë pas Sirinë, Afganistanin e që janë në gjendje lufte.

Shkaqet këtu ishin e janë të qarta pasiguria e madhe për të ardhmen e korrupsioni i jashtëzakonshëm e mungesa e mundësive për të rinjtë për të pasur një jetë të garantuar me dinjitet me paga që garantojnë dinjitet në shoqëri e mundësi për të ndërtuar të ardhmen.

Ndaj është koha për të bërë gjithcka që t’i japim fund këtij regjimi shpresëvrasës që quhet Rilindje, këtë e kanë të qartë dhe socialistët e ndershëm e të mashtruar pasi e para gjë që bëri Rilindja ishte uzurpimi i PS e tjetërsimi i saj”, tha ndër të tjera Meta.

Pas takimit ai ka përcjellë një video të shkurtër në Facebook ku shfaqet me disa të rinj duke ngritur dy gishtat lart, bashkë me ta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë