Një shtylle të tensionit të lartë të linjës Tiranë-Podgoricë i është vendosur eksploziv, në Fushë-Krujë. Paraprakisht mësohet se eksplozivi është vendosur në shtyllën 400 kv të linjës së tensionit të lartë dhe ka dëmtuar konkretisht një nga këmbët e shtyllës së linjës, e cila ndodhet në afërsi të gurores së fabrikës së vjetër të çimentos në Fushë-Krujë.
Njësitë speciale të OST janë aktualisht duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do të kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Ndërkohë, OST ka kryer edhe veprimet proceduriale në organet e drejtësisë, me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë.
Pas shpërthimit me eksploziv të shtyllës së linjës së tensionit të lartë 400kV, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
“O Sali! Po si nuk hoqe dorë as nga shtyllat e tensionit mor burrë i dheut!
Kishe ca kohë e kishe harruar këtë ‘sport’ po aha, plakesh e rrjedh po nuk heq dorë ti jooo…”, shkruan Balla në rrjetin social “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





Lini një Përgjigje