Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur këtë të shtunë në Fushë-Krujë.
Mësohet se një sasi tritoli është vënë në derën hyrëse të banesës së Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës.
Lënda plasëse është vënë në derën e shkallëve të një objekti trekatesh ku ka disa biznese. Por në katin e tretë banon Naim Stafuka me familje.
Fatmirësisht, nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Vendi është pikërisht aty ku vite më parë u mor nga persona të maskuar Enver Stafuka.
Enver Stafuka u rrëmbye në qendër të Fushë-Krujës në shkurt të 2015-ës. Ai rezulton i zhdukur që prej asaj kohe, ndërsa dyshohet se mund të jetë vrarë dhe më pas trupi i është zhdukur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje