Futboll

Futbolli i Covid-19/ Puth topin pas golit, gjobitet 1200 dollarë

Futbolli në kohët e Covid-19 duket vërtet një tjetër sport. Kufizimi i kontakteve fizike para ndeshjes dhe mbi të gjitha shkallët e boshatisura të stadiumeve ia zbehin bukurinë sportit magjik dhe demotivojnë edhe ata që zbresin në fushë, futbollistët. Megjithatë, pandemia ka prekur të gjithë sektorët dhe kështu edhe futbolli duhet të përshtatet.

Na ka ndodhur shpesh të shohim lojtarin që shënon një gol që të puthë topin, diçka e zakonshme, por që është e ndaluar në futbollin e Koronavirusit. Shumë federata e kanë futur në rregulloren e re ndalimin e puthjes së topit, por Serxhio Lopez, lojtar i Aukas në Ekuador, e ka thyer këtë rregull.

Serxhio Lopez, lojtari i gjobitur pasi puthi topin. Gazeta Si, 2 shtator 2020

Lojtari i nivelit elitar të kampionatit ekuadorian, pas një goli instiktivisht ka marrë topin dhe e ka puthur, por ky veprim i ka kushtuar atij një një gjobë të kripur, 1200 dollarë. Një gol i hidhur për lojtarin amerikano-jugor, që tani e tutje me siguri do të jetë më i vëmendshëm, nëse do të shënojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë