Futboll

1 minutë ‘heshtje” nga Bylisi është respekti për atë që i ka vdekur futbollit

Bylisi ka vendosur të qëndrojë 1 minutë ”heshtje” sa herë ndaj skuadrës bëhet padrejtësi nga arbitrimi. Kështu ndodhi në ndeshjen ndaj Vllazninë, kështu ndodhi edhe ndaj Skënderbeut. Presidenti i nderit të klubit, Agron Kapllanaj, ka pohuar se ka qenë një protestë me miratimin e drejtuesve të ekipit. “Në Korçë arbitri ka gabuar. Për mua është gabim njerëzor dhe nuk mendoj se kishte tendencë, ka gjykuar në lartësinë e duhur, por edhe ai gabon. Protesta e ekipit ishte 1-minutëshe, me sugjerimin tonë. Kemi dhënë “ok”-in që në rast padrejtësie, ekipi të qëndrojë pa luajtur një minutë në shenjë proteste ndaj gjykimit. Nuk është braktisje ndeshje”, – ka thënë Kapllanaj.

Agron Kapllanaj, president nderi i Bylisit. Gazeta Si, 11 shkurt 2020

Ky vetëgjykim i skuadrës së Bylisit nuk është i rastësishëm. Presidenti Besnik Kapllanaj pak kohë më parë foli edhe për bojkot, pasi pa që rastet e gabimeve të arbitrimit në ndeshjet që i shkaktuan dëme skuadrës, ishin të përsëritura. Realisht Bylisi është ndëshkuar nga gjykimi javët e fundit, sidomos në ndeshjet ndaj Tiranës, ky dy golat e saj janë shumë të diskutueshëm, si dhe ndaj Teutës, ku mallakastriotëve u është mohuar një penallti e pastër. Megjithëse shpërtheu te Bylisi, ekspertët mendojnë se edhe pse jemi në mesin e kampionatit, klasa e arbitrave është në momentin më të dobët profesional, duke u bërë sistematikisht protagoniste me gabimet në fushë dhe duke ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjeve.

Në këto kushte lindi dhe protesta 1-minutëshe e Bylisit por që mënyra ngre shumë diskutime. A mund të krijohet një precedent dhe që çdo ekip mund të imitojë Bylisin sa herë që sheh diçka që nuk shkon në gjykim. Kjo është edhe një formë presioni për gjykimin. Klubi i Bylisit mund të ketë të drejtë në pretendimet e veta për dëmtim nga gjykimi, sepse episodet e javëve të fundit u japin të drejtë drejtuesve të tij. Madje, ata kanë marrë edhe konfirmimin nga shefi i sektorit të arbitrave në FSHF se u janë mohuar disa penallti, por vetëgjyqësia nuk është zgjidhje, siç thotë për “Gazeta” Si” Lorenc Jemini, ish-gjyqtar i FIFA-s.

“Sjellja e Bylisit në Korçë është e dënueshme. Qëndrimi pasiv i një ekipi për një minutë apo disa minuta është një veprim i dënueshëm. Nesër del një ekip dhe rri 10 minuta në fushë, në shenjë proteste ndaj gjykimit, me këtë rast edhe çlodhet pak, atëherë çfarë ndodh? Gjykimi ka problemet e veta, por çështja nuk zgjidhet kështu”.

https://www.facebook.com/VizionPlusTV/videos/185822182660983/?t=5
Protesta e presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, për penalltinë e Skënderbeut. Gazeta Si, 11 shkurt 2020

Kontestimet për gjykimin në këtë moment të garës janë shtuar ndjeshëm dhe këto vitet e fundit gjykimi po shndërrohet në një “gangrenë” në futbollin tonë. Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ironizoi pak ditë më parë për situatën me gjykimin, duke thënë se arbitrat janë prekur nga një virus i çuditshëm dhe duhen vizituar. Mbledhjet e vazhdueshme të sektorit të gjykimit në FSHF, apo edhe kritikat e presidentit të saj, Armand Duka, kanë shtuar presionin tek “xhaketat e zeza” por siç duket nuk është ky ilaçi i shërimit.

“Rreth 1 milion euro harxhohen për arbitrimin në një sezon”, – thotë Redi Jupi, analist futbolli dhe kjo shumë është shumë e lartë në krahasim me sa të ardhura krijon në vit futbolli. Megjithatë, cilësia e arbitrimit është e dobët. Bylisi “shpiku” protestën 1-minutëshe, në vazhdim s’është çudi të shohim dhe “shpikje” të tjera. Por me sa duket 1 minutë heshtje ka nevojë të mbahet brenda Federatës së Futbollit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë