Është koha kur një pjesë e mirë e botës së sportit po tregon anën humane, duke ndihmuar financiarisht në përballimin e emergjencës që ka shkaktuar koronavirusi në mbarë globin. Emra ta njohur, si Novak Gjokoviç, Roxher Federer, Robert Levandovski e kështu me radhë, kanë dhuruar miliona euro për njerëzit që kanë më shumë nevojë, të tjerë kanë marrë iniciativa për të ndihmuar spitalet ku virusi ka qenë e agresiv deri tani.

Donacionet vazhdojnë dhe në këtë listë bën pjesë edhe sulmuesi i Mançester Sitit, Gabriel Jesus, i cili u është gjendur pranë familjeve më të varfra në Brazilin e tij. Ai dy javë më parë kishte dhuruar 400 thasë me ushqime në një lagje të Sao Paulos, ku është rritur, por shtypi brazilian bën me dije se Gabriel Jesus në fakt ka dhuruar tre tonelata me ushqim për njerëzit e varfër në këtë qytet. Një gjest i madh i futbollistit që luan në Premier League me Mançester Sitin, një nga klubet më të pasur në Angli dhe kuptohet që paguhet mirë.
Në Brazil ka shumë lagje të varfra dhe shpesh futbollistët e mëdhenj të këtij vendi bëjnë donacione, por në këtë situatë pandemie ata janë bërë edhe më të ndjeshëm, duke mbështetur patriotët e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje