Lajme

Gafa e Bashës me datat, Rama nuk e fal

Demokratët sot nuk udhëtuan drejt qytetit të Pavarësisë, por zhvilluan homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve” në kryeqytet.

Pas homazheve dhe himnit kombëtar, kryedemokrati Basha është ndalur për një mesazh me gazetarët.

Ai duke dashur që t’i referohet 28 nëntorit 1443, datë e cila shënon ngritjen e Flamurit Kombëtar në familjen e Kastriotëve në Krujë, tha: “28 Nëntor 1944, pastaj 1444”. Por, në fakt asnjë nga këto data nuk përkon me ngjarjen në fjalë.

“Gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të flamurit, ditën e pavarësisë së lirisë së Shqipërisë. Sot përkulemi në ditën më të thellë përpara simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellëne tyre në 1944… 1444”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati mendoi se e kaloi si një lapsus të korrigjuar shpejt, duke harruar se Skënderbeu e ngriti flamurin në Krujë më 1443 e jo më 1444.

Por, këtë gafë nuk ia fal kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në“Twitter” jo vetëm e ka korrigjuar, por edhe e ka falënderuar kreun e PD, duke i thënë: “Flm që na bën të qeshim”.

“Kush kujton se është thjesht njëngatërresë me 5shekuj e gjysmë për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jovetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444? Flm që na bën të qeshim”, shkruan kryeministri në “Twitter”.

Video e Bashës është bërë virale dhe ka shpërthyer në humor në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë