Mark Van Bomel e ka katranosur në Gjermani. Pas përvojës te PSV, ish-lojtari i Holandës, Bajernit dhe Milanit ka nisur aventurën në stolin e Volfsburgut, ku fillimi është vërtet për t’u harruar.
Në ndeshjen e kupës ndaj Preussen Munster, skuadra e tij fitoi 3-1, por pritet të skualifikohet, sepse trajneri holandez ka bërë 6 zëvendësime, 1 më shumë se numri që parashikon rregullorja. Ai kreu 3 ndërrime gjatë kohës së rregullt dhe 3 të tjera në kohën shtesë.
Një episod i ngjashëm me atë që i ndodhi disa muaj më parë trajnerit Fonseka te Roma në Kupën e Italisë, në ndeshjen ndaj Specias. Edhe portugezi bëri të njëjtën gjë dhe Roma u skualifikua. E njëjta gjë mund t’i ndodhë edhe skuadrës së Van Bomel, i sulmuar fuqishëm nga shtypi gjerman. Një debutim i bujshëm për të, por jo për motivet që ai shpresonte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje