Politike

Gara me video dhe foto/ Kandidatët e PS duan votën krahas partisë, ata të PD orientojnë vetëm numrin 9

Më 25 prill, qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre me votë për partinë/koalicionin që preferojnë dhe një për kandidatin që në fletën e votimit do të identifikohet me anë të numrit, sipas renditjes të bërë nga kryetari i partisë.

Logoja e secilës prej partisë/koalicionit qëndron në fillim të rreshtit dhe më pas vjen numri i kandidatëve, nga 1-36, nëse do të marrim qarkun e Tiranës.

Kjo ka bërë që kandidatë për deputet (veçanërisht ata të PS) të fillojnë një fushatë të ethshme në Facebook, por edhe përmes shpërndarjes së fletushkave, apo sms në telefon për të orientuar elektoratin drejt emrit të tyre.

Një prej tyre është Pandeli Majko që ka publikuar në Facebook mënyrën se si socialistët duhet të votojnë për PS-në por edhe për emrin e tij.

Majko orienton që të votohet numri 12 si parti në fletën e votimit dhe më pas kërkon votën për veten në kutinë që përkon me numrin 19.

Majko e ka përcjellë me një video orientuese procesin ndaj kujtdo që do të votoje për emrin e tij.

Ndërsa të tjerë emra socialistësh që ndodhen “në vijën e zjarrit” si Fatmir Xhafaj apo Mimi Kodheli sugjerojnë përmes fotosh që të votohet për ta krahas emrit të partisë.

E ka bërë këtë gjë edhe Belinda Balluku e cila renditet në një pozicion fitues në listë, duke kërkuar që krahas partisë të votohet edhe për emrin e saj, me saktë për numrin 10.   

Ndryshe mund të thuhet për kandidatët e djathtë, nëse i referohemi qarkut Tiranë.

Në një vëzhgim të thjeshtë shihet se kandidatët e PD-së, si Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Grida Duma, Flamur Noka, Alfred Rrushaj orientojnë që të votohet vetëm për partinë dhe koalicionin, pra numrin 9.

Asnjë prej tyre nuk e orienton elektoratin tek numri që ata identifikohen në fletë, të paktën në një vëzhgim të thjeshtë në faqet e tyre në Facebook.

Grida Duma përshembull orienton edhe përmes videosh që në fletën e votimit të votohet vetëm për numrin 9 me Bashen në sfond

Mund të ketë ndonjë ndryshim jo domethënës për ata që nuk janë në pozicion të favorshëm përshembull Gent Strazimiri, që përmes postimesh në Facebook orienton (por jo në çdo postim) që krahas partisë të votohet edhe për të.

Por foto kryesore edhe Strazimiri hedh mënyrën se si duhet votuar PD


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë