Politike

Gara për në Kushtetuese rikthen Arta Vorpsin e Arta Markun, mes aplikimeve edhe kreu i KLP-së, Gent Ibrahimaj

Vakanca e hapur nga Presidenca për përfundimin e mandatit të Përparim Kalos në Gjykatën Kushtetuese ka tërhequr interesimin e dhjetë kandidatëve, mes të cilëve rikthehet Arta Vorpsi, Arta Marku dhe Gent Ibrahimi.

Presidenca ka publikuar listës me 10 emrat që kanë dorëzuar brenda afatit aplikimin e tyre. Në këtë listë është Arta Vorpsi, emri që ishte në vorbullën e sherrit mes Metës dhe Kuvendit për radhën e emërimeve në 2019-n, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi dhe ish-kryeprokurorja, Arta Marku.

Ardita Buna
Arta Marku
Arta Vorpsi
Besnik Dervishi
Elida Take
Gent Ibrahimi
Juliana Latifaj
Maksim Qoku
Manjola Xhaxho
Sandër Beci

Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat do t’i përcillen nga Presidenca Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre sipas profesionalizimit.

Më pas, lista e renditur sipas kualifikimit nga kandidati me pikët më të larta te kandidati i vlerësuar më pak i çohet sërish Presidentit, që duhet të zgjedhë njërin nga tre emrat e renditur të parë në këtë listë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë