Politike

Gati protestat? Berisha: Betejë finale, Shqipëria s’ka paqe pa largimin e Ramës

Nga Gazeta Si- Ish-kryeministri Sali Berisha doli sërish pasditen e së enjtes duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit e Edi Rama dhe fajësuar atë si të përfshirë në skandalin me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. “Jam këtu për të kërkuar largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër”, tha Berisha në konferencën për media.

Por ish-kryeministri nuk u ndal vetëm me kaq, në mes rreshtave të deklaratës së tij, ai iu bëri thirrje demokratëve që të reagojnë, duke nënkuptuar ndërmjet rreshtave dhe protestat.

“Demokratet dhe demokratë, janë momentet më solemne, më kritike, më të rëndësishme të  jetës tuaj politike. E ardhmja e PD-së, e demokracisë shqiptare do të përcaktohet nga suksesi i betejës kundër kësaj kalbësire të pashembullt, që angazhoi në shkelmin më të paimagjinueshëm, flagrant, parimi dhe interesi të Shqipërisë dhe shqiptarëve, agjenturën, mafian ruse për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Më tej ai theksoi se beteja është finale dhe do të përdorë të gjitha mjetet.

“Kjo është beteja finale. Unë i them ta japë, por absolutisht Shqipëria paqe nuk mund të ketë më pa largimin e kësaj kalbësire nga pushteti. Nis shumë shpejt, të jeni të sigurt, por unë nuk mund të them se nis nesër. Forumet do të mblidhen, aleancat do të mblidhen, faktorët relevantë do të mblidhen, por beteja këtë herë do të jetë pa kthim deri në largimin e Edi Ramës. Nuk mund të pranohet në krye të ekzekutivit një kalbësirë që kontrakton kundër vendit të tij, kundër opozitës së vendit të tij, fuqira që kurrë nuk kanë atë detyrë, por që u shërbejnë rusëve dhe angazhohen”, theksoi Berisha.

I pyetur për metodat se si do ta rrëzojnë Ramën, ai u shpreh “me të gjitha mjetet e mos bindjes civile kjo kalbësirë do të shporret nga pushteti”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë