Napoli nuk mundi të merrte pikë në ndeshjen e prapambetur me Juventusin dhe tani ndodhet në vend të pestë, jashtë zonës Champions. Shpresa ka ende, sepse janë edhe 10 javë deri në fund të kampionatit. Por ajo ndeshje në “Allianz Stadium” ka kthyer në vëmendje argumente të vjetra për Napolin dhe Gatuzon.
Shtypi italian e ka kritikuar trajnerin për zgjedhjet e tij në atë ndeshje. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Gatuzo është vënë në shënjestër për faktin se ka lënë jashtë formacionit lojtarë si Osimhen dhe Politano, duke u dhënë hapësirë ndaj Juventusit Mertensit dhe Lozanos. Po ashtu, edhe aktivizimi i Hysajt në të majtë ngre pikëpyetje.

Hysaj është mbrojtës i djathtë, ai e ka bërë rolin e anësorit të majtë edhe në raste të tjera, por për hir të së vërtetës, paraqitja e futbollistit shqiptar, ka qenë krejtësisht ndryshe. Shkodrani i Kombëtares u zëvendësua në ndeshjen me Juventusin çerek ore para fundit, duke ia lënë vendin portugezit Mario Rui.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje