Politike

Gazmend Bardhi në Lezhë: Në 2009 i dhamë pushtet Metës, na solli Ramën në 2013. Të mos përsërisim ato gabime

Nga Gazeta Si- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrarike, Gazment Bardhi ishte ditën e sotme në Lezhë për të shënuar hapjen e fushatës zgjedhore në këtë bashki. Bardhi mori pjesë në takimin e kryesisë së Degës me strukturat lokale të PD ku ka folur për fushatën por edhe për situatën politike, duke përmendur edhe gabimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2009.

Bardhi tha se “një gjë nuk ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit”.

Bardhi u përmendi banorëve të Lezhës vitin 2009 duke u thënë se ishte PD që e mbushi me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, erdhi në pushtet Edi Rama në 2013.

“Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013. Në këtë sallë dhe kudo ku është PD, më besoni është pjesa e arsyeshme e PD. Ajo që në 32 vite ka qenë këtu, edhe kur ia kanë përplasur derën në surrat ka qenë po këtu se duan PD. Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD”, tha Bardhi duke shtuar se ka qenë një vendim i vështirë pasi çdo zgjidhje që mund të bënin ishte me pasojë.

“Secili mendonte që njëra zgjidhje kishte pasojat më të vogla, dikush tjetër mendonte që zgjidhja tjetër kishte pasojat më të vogla. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë