A ekziston jeta jashtëtokësore? Kjo pyetje qarkullon në planetin tonë prej shumë vitesh dhe ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Për një nga intrigat më të mëdha të njerëzimit çdo qenie njerëzore ka pikëpamjen e vet dhe një nga futbollistët më të njohur në botë aktualisht mendon se ne njerëzit nuk jemi të vetëm në univers.
Në një intervistë për kanalin YouTube të Totenhemit, Gereth Bejl ka shprehur bindjen se alienët ekzistojnë. “Sigurisht, ka shumë teori komploti dhe ka pamje të UFO-ve që janë publikuar nga qeveria e SHBA-ve. Nuk është false, janë publikuar nga qeveria, – ka thënë uellsiani, kur është pyetur, nëse besonte tek alienët.
👽 Do you believe in aliens?
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 2, 2021
🎶 What was your Spurs initiation song?
😱 What's the scariest dream you've had?
𝗩𝗲𝗿𝘆 𝗿𝗮𝗻𝗱𝗼𝗺 questions with Joe Rodon & @GarethBale11 🏴#THFC ⚪️ #COYS pic.twitter.com/0je3HieKT2
Pastaj Bejl jep edhe disa detaje të tjera: “Di që disa UFO janë me shumë mundësi gjëra sekrete të qeverive, por në realitet një herë kam parë një. Jam i sigurt që po, 100% ka alienë”, – ka theksuar sulmuesi i huazuar te Totenhemi nga Real Madrid. Pas këtyre deklaratave, më shumë se për futbollin, Bejl do të jetë në qendër të shtypit për pikëpamjet e tij jashtë fushës së blertë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje