Gëzim Ademaj ka marrë mandatin e deputetit nga KQZ, pas dorëheqjes së deputeti të PD-së Fation Veizajt në qarkun e Vlorës.
Fation Veizaj, deputet i PD-së në qarkun e Vlorës hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe shkak për këtë vendim sipas tij është bërë përçarja prej një viti e gjysmën e demokratëve.
Në një prononcim të pak kohëve më parë, Gëzim Ademaj tha se do të regjistrohet si deputet i grupit parlamentar i PD
“…Nuk kam lidhje as të hershme as të vonshme politike, vij nga shoqëria civile, shpresoj për një bashkim të PD. Grupi është 1. Pa asnjë diskutim në krah të opozitës, do jem përkrahës i çështjes çame”, është shprehur ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje