Komunitet

Gjatë nëntorit u ul numri i aksidenteve, por u rrit numri i të plagosurëve

Gjatë muajit nëntor 2021, në Shqipëri u ul numri i aksidenteve, por u rrit numri i të plagosurëve, përfshirë dhe ata që humbën jetën, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Këtë nëntor, në të gjithë vendin raportohen 106 aksidente rrugore, ngs 110 që kishin qenë nëntorin e kaluar. 85.6% e këtyre aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e drejtuesit të mjetit nga grup-mosha 25–34 vjeç. Aksidentet e raportuara nga kjo grupmoshë janë ulur me mbi 10% nga një vit më parë.

Nga aksidentet e nëntorit, janë plagosur 156 persona dhe 11 nga ato kanë humbur jetën. Këto shifra në nëtorin e 2020-s ishin 139 me 15.

Tirana është vendi ku kanë ndodhur më shumë aksidente gjatë këtij muaji me 32, ndjekur Fieri me 27.

Për 11 muajt e 2021-shit, në Shqipëri janë regjistruar 1.257 aksidente rrugore nga 1.121 aksidente të ndodhura në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1.726 persona nga 1.451 persona në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, numri i të aksidentuarve ka qënë 1.857 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë