Dyshimet për Olimpiadën e Tokios ishin të mëdha, madje deri në momentin e fundit para fillimit të saj pati zëra se turneu mund të anulohej, duke qenë se zhvillohej në një moment kyç të pandemisë. Por Lojërat Olimpike u zhvilluan me sukses, pa asnjë problem serioz që të kishte të bënte me shëndetin e pjesëmarrësve.
Mes mijëra sportistëve, përfaqësuesve të komiteteve olimpike, gazetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në Lojëra, që nga 1 korriku janë shënuar 404 raste pozitive me Koronavirus. Nga këta, 29 kanë qenë sportistë, por për fat të mirë të gjithë e kanë kaluar këtë situatë pa pasoja shëndetësore.

Lojërat Olimpike të Tokios u zhvilluan pa praninë e publikut, me qëllimin për të garantuar shëndetin e sportistëve dhe për të frenuar përhapjen e virusit. Gjithçka ka shkuar mirë, pavarësisht 404 rasteve pozitive. Presidenti i CIO-s, Tomas Bach, i konsideroi plotësisht të suksesshme dhe një burim frymëzimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje