Ka ndodhur

Gjendet i mbytur në ujërat e Drinit të Zi një 77-vjeçar

Gazeta Si – Në ujërat e lumit Drini i Zi, në fshatin Surroj në Kukës, është gjetur të hënën trupi i pajetë i shtetasit A. S., 77 vjeç.

Mësohet se i moshuari vuante nga skleroza.Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, policia thotë se në trupin e 77-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë