Një 55-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Ravonik të Korçës. Ai është Jani Poda, i cili pësoi atak kardiak, teksa ishte duke lëvizur me biçikletë.
Dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit dhe temperaturave tepër të ulëta.
Korça është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe i ftohti në këtë fillim viti dhe temperaturat janë shumë të ulëta.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje