Një person është gjetur i pajetë në një kanal në rrugën e Shëngjinit.
Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar policinë.
Policia thotë se 54-vjecari me inicialet N.P, është gjetur i pajetë në një kanal me ujë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës.
Ndër të tjera, policia thotë se nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje