Ka ndodhur

Gjendet pas 4 ditësh trupi i pajetë i 13-vjeçares që u mbyt në lumin Buna

Është gjetur pas disa ditësh trupi i pajetë i 13-vjeçares, e cila u mbyt në lumin Buna në Shkodër. Kanë qenë forcat polumbare të Policisë së Shkodrës këtë të diel, ata që kanë mundur të gjejnë pas 4 ditësh kërkime trupin e të miturës.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë. Policia sqaroi se 13-vjeçarja u mbyt në vendin e quajtur fshati Zues.

Ajo ishte duke u larë me familjarët e saj, por papritur u është larguar atyre nga sytë dhe është mbytur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë