Ka ndodhur

Gjendet trupi i dekompozuar i një 48-vjeçareje të zhdukur prej 12 ditësh në Ndroq

Gazeta Si – Një trup i dekompozuar është gjetur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zborgje të Ndroqit.

Policia njoftoi se trupi i pajetë është i një 48-vjeçareje banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

48-vjeçarja ishte shpallur në kërkim që prej 14 marsit, pasi familjarët e saj kishin bërë kallëzim për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë