Sport

Gjerdani i Muhamed Ali shitet në ankand për 6 milionë dollarë

Gazeta Si – Prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngjallur interes ankandi i sendeve me vlerë të sportit, që kanë vlerë në memorien e tij. Gjatë viteve kjo merkato ka shpërthyer, pasi sendet, apo fanellat e përdorura nga emrat e mëdhenj, si Muhamed Ali, për shembull, kërkohen nga të gjithë.

Kjo shpjegon edhe 6 milionë dollarët e paguar nga Jim Irsay, pronari i Indianapolis Colts, skuadër e futbollit amerikan (Nfl), për gjerdanin e fituar nga Muhamed Ali. Bëhet fjalë për gjerdanin e duelit të famshëm për peshat e rënda Wbc kundër Xhorxh Foreman në Kinshasa (atëherë Zaire, sot Republika Demokratike e Kongos) në 1974-ën.

Nga dueli i famshëm mes Ali dhe Foreman. Gazeta Si, 25 korrik 2022

Ai takim ka mbetur në memorie si “The rumble in the jungle” dhe është i fundit i një serie të gjatë që grumbulloi të ardhura të çmendura.

Ankandi u mbyll në orën 4 të mëngjesit të së dielës. Sipas Heritage Auctions, është një nga dy gjerdanët e Ali në qarkullim. Tjetri ruhet në muzeun e një koleksionisti privat dhe nuk mendohet të dalë në shitje.

Gjerdani i Ali është i fundit që Irsay shton në koleksionin e tij të sendeve të memories sportive. Më parë ai ka blerë edhe këpucët e Ali në takimin tjetër historik, “The thrilla in Manila”, ku “The greatest” mundi Xho Frajzer në Filipine, në 1975-ën.

Irsay nuk koleksionon vetëm materiale boksi. Ai ka në pronësi edhe kitarën e famshme të zezë Stratocaster të David Gilmour të Pink Floyd. Për të pagoi 4 milionë dollarë. Ka edhe baterinë e Ringo Starr (2.2 milionë).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë