Mbështetja për anëtarësimin në NATO ka rënë ndjeshëm në Francë dhe Gjermani gjatë viteve të kaluara.
Në studim i publikuar të hënën nga Instituti i Kërkimeve Pew ka zbuluar se vetëm 57 për qind e gjermanëve kanë një pikëpamje të favorshme për NATO-n, duke shënuar kështu një rënie prej 20 % në krahasim me fundin e viteve 2000. Në Francë vetëm 49 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në aleancën Veri-Atlantike.
Vetëm 34 për qind e gjermanëve dhe 41 për qind e francezëve do të dëshironin që vendi i tyre të ndërhynte ushtarakisht nëse një tjetër anëtar i NATO-s sulmohej nga Rusia. Në rast të një skenari të tillë, 63 për qind e gjermanëve dhe 57 për qind e francezëve do të dëshironin që të ndërhynin trupa amerikane.
Studimi zbuloi një ndryshim të dukshëm midis dy vendeve kur bëhet fjalë për marrëdhënien me SHBA ose Rusinë. Në Francë, 60 përqind favorizuan SHBA dhe vetëm 18 për qind zgjodhën Rusinë. Ndërkohë në Gjermani, vetëm 39 për qind preferuan SHBA-në dhe mbi 25 për qind zgjodhën Rusinë.
Në mesin e anëtarëve të NATO-s, gjermanët ishin të fundit që besonin se “forca ushtarake ishte e nevojshme për të ruajtur rendin në botë”.
Megjithëse nuk lidhej drejtpërdrejt me NATO-n ose të mbrojtjes, studiuesit gjithashtu i pyetën të anketuarit nëse ata besojnë se ka territore të vendeve fqinje që u takojnë vendit të tyre.
Deri më tani, rezultati më i lartë u arrit në Hungari, ku 67 për qind konfirmuan pretendime të tilla territoriale. Po ashtu gjashtëdhjetë për qind thanë të njëjtën gjë në Greqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje